Me datë 16.10.2024 në ora 16:00 në DPB Gostivar është raportuar se në rrugën lokale Gostivar – fshati Leshnicë – fshati Jellovc i poshtëm, personi FM (39) nga fshati Zdunje, Gostivar, duke drejtuar motoçikletën “Yamaha” me shenja regjistrimi të Gostivarit, ka humbur kontrollin dhe motoçikleta ka dalë nga rruga. Në aksident lëndime të rënda ka pësuar motoçiklisti, të cilat janë konstatuar në qendrën emergjente në Gostivar. Ekipi nga DPB Gostivar ka inspektuar vendin e aksidentit.TS

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume