Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari nga koalicioni VLEN në një dalje për media foli edhe për Ligjin për përfaqësim të drejtë dhe adekuat. Taravari para mediave tha se Koalicioni VLEN e ka propozim-Ligjin, por shtoi se në Qeveri janë në koalcion dhe duhet të ulen të diskotojnë.

“Ne e kemi Propozim-Ligjin, megjithatë ne në Qeveri jemi tre koalicione, ZNAM, VMRO-ja me të gjitha partitë dhe ne si koalicion VLEN. Tash duhet të ulemi dhe të sinkronizohemi mes nesh të bëjmë produkt të përbashkët dhe atë ta lëshojmë në opinion dhe për debat publik, si dhe deri te Kuvendi. Do të angazhojmë sërish ekspertë”, tha Arben Taravari – ministër i Shëndetësisë, VLEN.