Me datë 17.10.2024, në periudhën prej orës 05.00 – 08.00, zyrtarët policorë nga SPB Tetovë, kanë marrë masa dhe aktivitete lidhur me funksionimin e transportit publik pa licencë, të dënueshme nga neni 284-a të KP të RMV-së, ndërsa në orën 07:00 në rrugën rajonale Tetovë – Kodra e Diellit, afër fshatit Rasadisht është ndaluar automjeti i pasagjerëve ,,Volkswagen” me targa të Tetovës, i drejtuar nga N.O (42). Shipkovica, dhe automjeti i pasagjerëve ,,Citroen” me targa të Tetovës, i drejtuar nga D.Sh (33) nga fshati Shipkovicë, për shkak të organizimit të transportit publik për nxënës pa licencë. Pas dokumentimit të rasteve do të pasojnë parashtresat përkatëse. TS

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume