Me datë 17.10.2024, Institucioni Nacional “Qendra e Konservimit” nga Gostivari ka raportuar se persona të panjohur kanë gërmuar në lokalitetin arkeologjik ,Kalaja e Gjenovicës” në fshatin Gjenovica e Epërme, Komuna e Gostivarit. Me autorizim të prokurorit publik, grupi hetimor nga DPB Gostivar, drejtor i Qendrës së Konservimit C.N. dhe dokumentaristi B.K. kanë kryer inspektim në vendin e ngjarjes. Po merren masa për zbardhjen e rastit. TS