Një 29-vjeçar ka rënë në prangat e policisë në Vlorë, pasi akuzohet për shitje të lëndëve narkotike.

Blutë e Vlorës bëjnë me dije se gjatë kontrollit në banesën e të riut me iniciale V.F, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë dhe dhjetëra doza të kësaj lënde, gati për shitje

Njoftimi Policisë

Vlorë/Finalizohet operacioni policor antidrogë i koduar “Parts 35”.

Arrestohet një 29-vjeçar që shpërndante doza kokaine, në qytetin e Vlorës. Sekuestrohen një sasi lënde narkotike kokainë dhe dhjetëra doza të kësaj lënde.

Pas një hetimi të kryer bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, shërbimet e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Vlorë kanë finalizuar operacionin e koduar “Parts 35”. Si rezultat, u arrestua në flagrancë shtetasi V. F., 29 vjeç, banues në Fushë Dukat.

Gjatë kontrollit në banesën e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë dhe dhjetëra doza të kësaj lënde, gati për shitje.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume