Të premten në Malishevë janë arrestuar baba e bir të cilët janë rrahur me njëri-tjetrin.

 

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë (babë e djalë) pasi që të njëjti pas një mosmarrëveshje janë rrahur mes veti dhe si pasojë e kësaj kanë pësuar lëndime trupore”, thuhet në Raportin e Policisë së Kosovës.

 

“Të njëjtit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit,  janë dërguar në mbajtje”.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume