Arrestohet një i ri për marihuanë tek pikpagesa rrugore në Zhelinë
Me datë 20.10.2024 në ora 19:45 në autostradën Tetovë – Shkup, tek pikpagesa rrugore në Zhelinë, zyrtarët policorë nga SPB Tetovë e kanë privuar nga liria personin B.M.(22) nga Tetova, për arsye se tek ai është gjetur dhe konfiskuar marihuanë. Ai është ndaluar në stacionin policorë dhe pas dokumentimit të rastit ndaj tij do të bëhet kallëzimi përkatës. TS