Gazetari Leonard Kërquki ka dhënë detaje për arrestimin e ish-presidentit të Shqipërisë Ilir Meta.

Kërquki tha në emisionin e tij Pressing në T7 se nga informatat që i posedon, Meta ka qëndruar mbrëmë në Kosovë, në Brezovicë, dhe i njëjti ka qenë nën përcjellje derisa është kapur sot në Tiranë.

“U arrestua në mënyrë spektakolare nga Policia e Shtetit në autostradën në hyrje të Tiranës, derisa ishte drejtuar për selinë e Partisë së Lirisë, siç e ka emëruar partinë e tij të re ku do të mbante një konferencë, ai dyshohet për korrupsion”, tha Kërquki në hyrje të emisionit.

Më pas, gazetari Kërquki dha detaje për arrestimin.

“Ai ka qenë për fundjavë në Kosovë, sipas gjitha gjasave Meta ka flejtë mbrëmë diku në Brezovicë, është përcjellë pra sipas informatave krejt rruga e tij derisa ka ardhë tek kthesa e Kamzës aty është kapë dhe është nxjerrë me forcë”, tha Kërquki në Pressing