Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka njoftuar për dy raste të zhdukjes së personave.

Këto raste kanë ndodhur në Prizren dhe Istog.

Në Prizren viktima femër kosovare është raportuar e zhdukur pasi është larguar nga shtëpia dhe aktualisht nuk ka informacione për vendndodhjen e saj. Rasti është duke u hetuar nga autoritetet përkatëse.

Një tjetër rast i ngjashëm është raportuar në Istog, ku po ashtu një femër kosovare është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e saj. Ky rast gjithashtu është në procedurë hetimore.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume