“S’kam bërë operacione plastike”, Kryemadhi: Kam paguar unë çdo gjë, Ilir Meta është marrë vetëm me politikë, s’e di sa kushton një shishe ujë

Deputetja Monika Kryemadhi po mban një deklaratë për shtyp një ditë pas masës detyrim paraqitje të vendosur nga GJKKO.
Kryemadhi: Fëmija im është operuar, mjekët i thoin një javë në jetë nëse nuk bëhej ndërhyrje. Ka bërë dhe ilir meta një operacion që e kam paguar unë dhe nuk e di ilir meta se sa ka kushtuar, ilir meta nuk ka paguar asnjë shishe ujë se është një personazh që ju e dini shumë mirë, ai as që e di sa kushton një shishe ujë, kam paguar unë çdo gjë në shkollat e fëmijëve të mi, ilir meta është marrë vetëm me politikë, me politikë të madhe.
Kam qenë unë që kam marrë edhe rrogën e Ilir Metës. E ka deklaruar Edi Rama operacionin e fëmijës së vet që e ka pasur me kancer, a e ka hetuar Spak këtë, a do bëjë deklaratë altin dumani. Të nxjerrë Spak faturën e heqjes së qafës së mitrës që kisha unë me kancer për t’i dhënë ushqim mediave, nuk kam bërë asnjë operacion plastik. Më shumë i heqin vetullat çunat se sa gratë sot. Farsë imorale për familjen time.