Me datë 23.10.2024, në periudhën nga ora 07:50 deri në ora 09:40, zyrtarët policorë të Policisë së Gostivarit kanë kryer bastisje në shtëpinë dhe hapësirat ndihmëse të personit Z.O (63) në fshatin Çegran. Gjatë bastisjes iu gjetën dhe iu morën dy pushkë gjuetie, të cilat i posedonte me leje dhe 54 fishekë, për shkak të ruajtjes me pakujdesi dhe ndaj tij do të vijojë procedimi përkatës në lidhje me kundërvajtje të kryer nga neni 80 i Ligjit për Armët.TS