Ministri i Jashtëm i Arabisë Saudite, Faisal bin Farhan diskutoi me homologun amerikan, Antony Blinken për situatën në Rripin e Gazës dhe në Liban, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë nga Ministria e Jashtme saudite thuhet se Bin Farhan dhe Blinken u takuan në kryeqytetin e Arabisë Saudite, Rijad.

Ministrat krahas marrëdhënieve dypalëshe SHBA-Arabi Saudite, diskutuan kryesisht për situatën në Rripin e Gazës dhe në Liban, punimet për këtë çështje si dhe për zhvillimet në rajon.

Sekretari amerikan i Shtetit, Blinken zhvillon turneun e tij të 11-të në Lindjen e Mesme që nga 7 tetori 2023 dhe pas vizitës së tij në Izrael ai erdhi në Arabinë Saudite.

Në sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës që nga 7 tetori, janë vrarë 42.792 palestinezë, përfshirë rreth 17 mijë fëmijë dhe 11.378 gra ndërsa 100.412 të tjerë u plagosën.

Nën rrënoja ende ka mijëra të vdekur ndërsa po shkatërrohet infrastruktura civile duke synuar spitalet dhe institucionet arsimore ku njerëzit janë strehuar.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume