Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë bën të ditur se raportet për ujin nga Ujësjellësi profesional i Strumicës nuk janë të mira dhe ndalesa për pije mbetet në fuqi.

Në analizë u konstatua se niveli i manganit është brenda vlerave të lejuara, por katër nga mostrat e marra tregojnë prani të shtuar të baktereve koliforme, e cila nuk i plotëson standardet e sigurisë.

Qëllimi i kontrollit ishte vlerësimi i aktiviteteve të mëparshme të NPK “Komunalec” në lidhje me praktikat e prodhimit dhe higjienës në ujësjellësin.

Në kuadër të inspektimit janë marrë për analizë gjashtë mostra, përfshirë ujin e pijshëm të papërpunuar dhe të trajtuar.

Nga AUV thonë se do të vazhdojnë monitorimin dhe do të merren masa për të përmirësuar sigurinë e ujit.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume