Në hyrjen e fshatit Glloboçicë të Strugës sot rreth mesditës është gjetur trupi i pajetë i 60-vjeçarit strugan, i cili para dy ditësh ishte shpallur i zhdukur, ka konfirmuar për AIM, zëdhënësi i SPB Ohrit, Stefan Dimoski.

Sipas tij, trupi i pajetë i K.M. nuk ka pasur shenja dhune, ndërsa vdekja është konfirmuar nga ekipi mjekësor.

Një ekip policor ka inspektuar vendin në prani të prokurorit publik. Trupi i pajetë i të ndjerit është dorëzuar për obduksion.

Personi është raportuar i zhdukur të hënën në orët e vona të pasdites në zonën e fshatit Bërçevë, ku po mblidhte frutat e pyllit dhe nuk është kthyer në shtëpinë e tij të fundjavës dhe nuk ka mundur të vendoset komunikimi telefonik.

Një ekip policor, Shërbimi i Shpëtimit Malor pranë Kryqit të Kuq të Ohrit dhe popullata lokale ishin në kërkim të tij.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume