Një 50-vjeçar në Korçë është goditur për vdekje nga një veturë.

Në njoftimin e policisë bëhet e ditur se ngasësi i veturës është shoqëruar në polici, shkruan Abcnews.al, transmeton Klankosova.tv.

“Një automjet tip “Peugeot” ka përplasur një shtetas ende të paidentifikuar, rreth 50 vjeç, i cili si pasojë ka humbur jetën”.

“Drejtuesi është shoqëruar në komisariatin e policisë për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit dhe për identifikimin e viktimës”, thuhet në njoftimin e policisë.