Këtë të premte, opozita do të mbajë protestë në orën 11:00, teksa e akuzojnë kreun e Bashkisë Tiranë Erion Veliaj, për dosjen “5D” dhe për inceneratorin inekzistent të Tiranës.

Opozita kërkon dorëheqjen e kryebashkiakut Veliaj. Protestat e fundit kanë qenë të qeta. PD ka paralajmëruar përshkallëzim të protestave.

ADVERTISING

Protesta pritet të zgjasë 1 orë e disa minuta. Policia dhe zjarrfikëset janë në gatishmëri të plotë, për çfarë do lloj situate që mund të ndodhë.

Për protestën e sotme, edhe kryetari i PD-së Sali Berisha bëri thirrje për pjesëmarrje masive.

“Garantoj shqiptarët se ligji dhe vetëm ligji, barazia para ligjit është qëllim madhor i programit të PD-së. Garantoj shqiptarët se forcë në botë që të mbajë në këmbë për një kohë të gjatë këtë diktaturë të urryer nuk ka.

Kombet kanë triumfuar gjithmonë mbi diktatorët, pavarësisht kush i ka mbështetur ata. Nesër në ora 11, të gjithë tek Bashkia. T`a nxjerrim për zverku kryehajdutin e kryeqytetit, këtë monstër njerëzore që ka vjedhur qindra milionë euro qytetarëve shqiptarë.
Ta përzëmë nga Bashkia. Fitorja është e jona. Është radha jonë. Është radha jonë. Është radha jonë. Fitore, fitore, fitore!”, theksoi Berisha.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume