Zëvendëskryetari i parë i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti hedh poshtë idenë e largimit nga Qeveria, me këtë rast duke cekur se për çdo ditë po punohet me intensitet të lartë, ndërsa prioriteti kryesor i Qeverisë është integrimi evropian dhe se kjo është e vetmja rrugë për vendin.

Ai, në emisioni Trilling të TV24 tha se në periudhën e kaluar e ka realizuar prioritetin e VLEN-it për të luftuar me biznesin e kazinove, ku ka rezultate të dukshme, por edhe se një nga shtyllat e bashkëpunimit është decentralizimi ku po ndodh një revolucion.

Mexhiti përkujtoi se një nga shtyllat e bashkëpunimit të Qeverisë së re të OBRM-PDUKM-së dhe VLEN-it është decentralizimi.

Ai tha se Qeveria aktualisht është duke e zbatuar projektin për ndarjen e 100 milionë eurove për komunat, pa marrë parasysh përkatësinë politike dhe etnike të kryetarëve të komunave.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume