Maqedonia e Veriut do të ketë përparim nëse dy etnitë më të mëdha, shqiptarët dhe maqedonasit, kanë marrëdhënie të mira, sepse këto dy komunitete e kanë përgjegjësinë kryesore për ardhmërinë e shtetit, u shpreh kreu i BDI-së Ali Ahmeti para qytetarëve së Sarajit, ku u mblodhën në kuadër të takimeve për mbrojtje të legjitimitetit. Ahmeti i bëri thirrje çdo partie maqedonase që t’ia ngulisë thellë në mendje të gjithë maqedonasve se ky shtet është edhe i shqiptarëve, të cilët nuk janë qiraxhinj.

Kryeministri, Hristijan Mickoski, qetëson. Thotë se lënda që është në Kushtetuese nuk ka të bëjë me gjithë Ligjin për përdorimin e gjuhëve, por vetëm për 2 a 3 dispozita të ligjit, për të cilat Komisioni i Venecias ka dhënë mendim negativ. Një prej tyre është edhe përdorimi i gjuhës amtare në seanca gjyqësore.

Përveç përdorimit të gjuhës në seanca gjyqësore, mendim Komisioni i Venecias ka dhënë edhe për përdorimin e shqipes në bankënota dhe uniformat e ushtrisë.

Lënda e Ligjit për Gjuhët përbëhet nga 13 nisma nga qytetarë, parti politike, shoqata të ndryshme dhe është formuar që nga viti 2019.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume