Barcelona e ka bërë ligjin në “Santiago Bernabeu”.

Katalonasit kanë triumfuar thellë në udhëtim 0:4 ndaj Real Madridit në kuadër të javës së 11-të në La Liga.

Lewandowski me dy gola dhe Yamal e Raphinha me nga një e zgjidhën dilemën e fituesit sonte.

Robert Lewandowski dhe Raphinha ishin më të vlerësuarit te Barcelona, sipas SofaScore.

Kurse, me notën më të dobët ishin Lucas Vazquez dhe Kylian Mbappe.

Ky i fundit pati disa raste të mira shënimi, por dështoi t’i konkretizonte, teksa dy gola iu anuluan për pozicion jashtë loje.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume