Vinicius Junior i ka dalë në mbrojtje treshes së Barcelonës, Lamine Yamal, Raphinha dhe Ansu Fati, pas abuzimeve racore në “Santiago Bernabeu”.

Barcelona e shkatërroi Real Madridin katër me zero, falë dy golave të Leëandoëskit, Raphinhas dhe Yamalit nga një.

Pas ndeshjes, këta tre lojtarë u shënjestruan nga një grup i tifozëve vendas, duke bërë thirrje raciste në shkallët e stadiumit.

Vinicius i ka dalë në mbrojtje lojtarëve të rivalit të përbetuar, duke i cilësuar ata tifozë si “kriminelë”.

“Është e tmerrshme se çka ndodhi mbrëmë në ‘Bernabeu’. Nuk duhet të ketë vend në shoqëri për ata kriminela. E gjithë mbështetja ime shkon për Lamine, Raphinha dhe Ansu Fati”, tha Vini.

Real Madrid dhe La Liga kanë konfirmuar se do të ndërmarrin masa ligjore ndaj këtyre tifozëve.