Personi që dyshohet se theri për vdekje vëllain në Prishtinë, është duke u trajtuar në Emergjencën e SHSKUK-së dhe ka gjendje stabile.

Këtë informacion e dha për Express Drejtori i Emergjencës, Naser Syla, i cili tha se janë duke u kryer ekzaminimet e duhura.

“Një i lënduar me armë të ftohtë, është duke u trajtuar në QE, për momenti janë duke u kry ekzaminimet e duhura, në gjendje stabile është”, tha Syla për Express.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume