Makina me të cilën lëvizte ish-Presidenti i Bolivisë, Evo Morales është sulmuar.

Sipas mediave të huaja autokolana e ish-presidentit mori mbi 14 plumba.

Sulmi i armatosur ndodhi teksa ishte duke shkuar në Cochabamba për të dhënë një intervistë.

Ndërkohë raportohet se Morales nuk pësoi lëndime, ndërsa shoferi i tij pësoi dëmtim në qafë ku dhe në video duket i gjakosur.