Izraeli ka miratuar dy ligje që ndalojnë agjencinë e refugjatëve palestinezë të OKB-së (Unrwa) të operojë në Izrael dhe në zonat e pushtuara nën kontrollin e tij, ka raportuar BBC, transmeton Gazeta Express.

Një numër vendesh, përfshirë SHBA-në, Mbretërinë e Bashkuar dhe Gjermaninë, kanë shprehur shqetësim serioz për këtë veprim.

Para votimit, Departamenti i Shtetit të SHBA-së tha se ishte “thellësisht i shqetësuar” për këtë veprim, duke theksuar se agjencia luan një rol “kritik” në shpërndarjen e ndihmës humanitare në Rripin e Gazës.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume