Me datë 28.10.2024 rreth orës 12:20 në SPB Tetovë është raportuar se në fshatin Zherovjan të Tetovës, vetura ,,vento” me targa të Tetovës, e drejtuar nga J.F.(92) nga Zherovjani, ka goditur këmbësorët I.S (65) dhe O.S (69) nga Zherovjani dhe M.Z (66) nga fshati Tenovë. Në aksident lëndime të rëndatrupore kanë pësuar shoferi J.F. dhe këmbësori O.S., ndërsa I.S. dhe M.Z. kanë pësuar lëndime trupore, të konstatuara në Spitalin klinik të Tetovës. Inspektimin në vendngjarje e ka kryer ekipi inspektues nga SPB Tetovë.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume