Ka ndërruar jetë në spitalin e Shkodrës Arlind Bushati, 32-vjeçari i cili mbeti i plagosur rëndë pas atentatit të ndodhur pasditen e sotme në kryeqendrën e veriut.
32-vjeçari Bushati ndodhej në makinë me Hamza Licin, i cili gjithashtu mbeti viktimë e atentatit mafioz.
Dyshohet se Lici, vëllai i Ibrahim Licit, emër i njohur në botën e krimit ishte shënjestër e atentatit.
Nga ngjarja humbi jetën edhe Flutura Basha, 56 vjeç, ndërsa në gjendje të rëndë për jetën është bashkëshorti i saj, Bashkim Basha 67 vjeç.