Telashet në familjet kosovare nuk kanë të ndalur. Përditë në Polici raportohen numër i madh rastesh, ku konfliktet mes bashkëshortëve shpesh përfundojnë edhe me dhunë fizike e psikike. Një rast i tillë ka ndodhur së fundmi në një familje në Gjilan.

Këtë herë, një burrë e një grua përfunduan në Polici pasi u kapën mes vete pas një konflikti verbal.

Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se si pasojë e mosmarrëveshjes, çifti eskaloi në dhunë fizike, duke e sulmuar njëri – tjetrin.

Bazuar në informacionet e para, burri fillimisht e ka rrahur gruan, duke e tërhequr edhe zvarrë, teksa edhe ajo më pas e ka sulmuar.

Siç mëson media, dy palët u shoqëruan në stacion policor, ku kanë dhënë deklaratat lidhur me incidentin që ndodhi mes tyre dhe zbuluan se motivi që i shtyu të futen në sherr është xhelozia.

Pas përfundimit të procedurave policore, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, ndaj burrit të dyshuar është caktuar masa e ndalimit policor, si dhe është iniciuar rasti për veprën penale “Dhuna në familje”.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume