Me datë 31.10.2024 në ora 20:25 në rrugën ,,Bllagoja Toska” në Tetovë, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria personin S.M. (45) nga Tetova, i cili është raportuar nga A.M. (46) nga Gostivari, me të cilën jetonin në bashkësi jashtëmartesore, se e ka sulmuar fizikisht në një objekt hotelerik në Tetovë ku ajo punonte. Ai është ndaluar në stacionin policorë për procedim të mëtejshëm dhe ndaj tij do të bëhet kallëzim përkatës. TS

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume