Sonte ka pasur të shtëna me qrmë në Haraçinë të Shkupit. Sipas raportimeve, dy persona janë plagosur në këtë incident.

Për momentin nuk dihen detaje, ndërsa policia po heton rastin. Nuk dihet gjendja e të plagosurve.

Personat që kanë qëlluar janë në kërkim.

Kujtojmë që para një jave në Haraçinë ka pasur të shtëna, kur një person mbeti i plagosur.