Sulmuesi i Barcelonës, Robert Lewandowski, është shpallur futbollisti më i mirë i muajit tetor në La Liga.
Hansi Flick dhe Pedri janë shpërblyer po ashtu. Janë shpallur trajneri më i mirë i muajit tetor dhe futbollisti më i mirë për grupmoshën U23.
Lewandowski prej ardhjes së trajnerit Flick te Barça, është duke kaluar formë të mirë.
Ai është golashënuesi më i mirë këtë edicion në La Liga.
Në 11 ndeshje të luajtura ka shënuar 14 gola dhe ka bërë dy asistime.
Ndërsa në Ligën e Kampionëve ka tri gola të realizuar.