Ka përfunduar pa gola ndeshja ndërmjet Bayer Leverkusenit dhe Stuttgartit.

Kjo ndeshje u zhvillua të premten në mbrëmje dhe i takoi javës së nëntë të Bundesligës gjermane.

Leverkuseni kishte 19 tentime për gol por që nuk arriti t’i konkretizojë.

Stuttgarti kishte vetëm katër goditje në portë. Ndërsa edhe posedimi i topit ishte në anën e kampionit në fuqi të Bundesligës, Leverkusenit.

Granit Xhaka e kompletoi ndeshjen ndërsa në minutën e 51-të u ndëshkua me karton të verdhë te Leverkuseni.

Leverkuseni ka 16 pikë dhe është në pozitën e tretë. Stuttgarti ka tri pik më pakë dhe është në vendin e shtatë.