Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, u pyet për mendimet e tij rreth emërimit të Ruben Amorim si trajner i ri i Manchester Unitedit.

Amorim u emërua si pasues i Erik ten Hag të shkarkuar, por rivali i tij, Guardiola, ka refuzuar t’i jap ndonjë këshillë pas marrjes së detyrës.

“Mirë se vini në United dhe Angli. Do ta përgëzoj të martën e ardhshme (kur Man City të përballet me Sportingun). Ne u përballëm dy-tre sezone më parë në Ligën e Kampionëve”, ka thënë fillimisht Guardiola.

“Mirë se erdhe. Unë nuk jam personi i duhur për t’u dhënë këshilla kolegëve të mi. United ka shumë njerëz që do t’i tregojnë atij situatën në klub. Nuk mund t’i jap asnjë këshillë”, përfundoi trajneri i Cityt.

Ndryshe, tifozët e United patjetër do ta shikojnë ndeshjen Sporting-City me interes të madh për të parë sesi skuadra e Amorimit mund të luajë kundër ekipeve të mëdha.

Trajneri portugez do të marrë rolin e tij si trajner i Djajve të Kuq më 11 nëntor, ndërsa debutimi pritet të vijë me 24 nëntor ndaj Ipsëich Toën.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume