Para pak çasteve ka ndodhur një shpërthim në një lokal në qendër të Prishtinës.

Ndërkohë që në vendin e ngjarjes janë duke intervenuar zjarrfikësit dhe prezentë janë njësitë relevante policore.

Dëshmitarët kanë thënë se është dëgjuar një shpërthim i madh, nga i cili dyshojnë se mund të jetë nga bombola e gazit.

Ndërkaq, banorët të cilët jetojnë në atë objekt janë udhëzuar që të dalin jashtë.

Lidhur me rastin, redaksia ka dërguar pyetje në polici për të kuptuar më shumë detaje./teve1

 

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume