Milani ka shënuar fitoren e pestë sezonale në Serie A.

Kuqezinjtë triumfuan minimalisht 0:1 në udhëtim ndaj Monzas, në kuadër të javës së 11-të në elitën e futbollit italian.

Goli i vetëm i ndeshjes u shënua në minutën e 43-të nga Tijani Reijnders.

Deri në fund ndeshjes më gola nuk pati dhe mysafirët iu gëzuan një fitoreje të rëndësishme.

Me këtë triumf, Milan tani ka 17 pikë në vendin e shtatë.

Në anën tjetër, Monza bie në pozitën e 18-të me tetë pikë të grumbulluara.