U aksidentuan dhe pastaj u rrahën ndermjet veti para policisë, arrestohen dy persona njëri nga Bogovina tjetri nga Poroj

Më datë 02.11.2024 në ora 13:00, zyrtarët policorë të Stacionit Policor për Siguri në Komunikacionin Rrugor – Tetovë kanë arrestuar personat A.A. (35) nga fshati Bogovinë, dhe M.B. (42) dhe H.B. (32) nga fshati të Poroj, të cilët pas një aksidenti trafiku kanë prishur rendin dhe qetësinë publike duke u përleshur me njëri-tjetrin, derisa policët po siguronin vendin e aksidentit, i cili kishte ndodhur në rrethrrotullimin ndërmjet rrugëve ,,Vidoje Smilevski Bato” dhe ,,Ilinden” . Ata janë ndaluar në stacionin policorë dhe pas dokumentimit të çështjes kundër tyre do të vijojë parashtresa përkatëse.