Ka vdekur Zyhra Sallauka, gruaja e cila iu bëri konak luftëtarëve të UÇK-së.

Ajo është nëna e luftëtarit Skender Sallauka.

Lajmin hidhur përmes Facebookut e dha Sami Lushtaku, një nga eprorët e lartë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Lushtaku me këtë rast u shpreh i pikëlluar.

“Nëna Zyhrë ishte një grua burrërore, që në vitet më të vështira të ilegalitetit, gjatë rrugës për në Shqipëri dhe anasjelltas, na ka mbajtur në konakun e saj e na ka përgatitur ushqim mua dhe shumë bashkatdhetarëve tjerë. Do ta kujtojmë për humanizmin dhe virtytet e saj fisnike.Ngushëllimet më të thella bashkëluftëtarit Skender, gjithë miqve dhe dashamirëve!”, shkroi ai në Facebook

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume