Gjatë ditës së sotme në Medvegjë është mbajtur protesta nën moton “Kthema adresën” për të kundërshtuar për pasivizimin e adresave.

Kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani, përmes një postimi në Facebook u shprehë që Medvegja sot u bë simboli i zërit të çdo shqiptari që kërkon të drejtat e tij.

“Protesta e sotme “Kthema adresën” në Medvegjë ishte një zë i fuqishëm për barazi dhe drejtësi, një sfidë ndaj përpjekjeve për pasivizimin e adresave dhe për fshirjen e identitetit tonë kombëtar nga këto troje. Medvegja sot u bë simboli i zërit të çdo shqiptari që kërkon të drejtat e tij. Me flamurin tonë kombëtar qëndruar krenar, kërkuam mbështetje ndërkombëtare për t’i dhënë fund kësaj padrejtësie”, ka shkruar Sinani në Facebook.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume