Në shumicën e vendeve të botës zgjedhjet zakonisht zhvillohen gjatë fundjavës dhe në stinë të ndryshme të vitit. Por në Shtetet e Bashkuara, zgjedhjet për president çdo katër vjet dhe ato për Kongresin çdo dy vjet. Ato mbahen gjithmonë të martën, ose një ditë pas të hënës së parë të nëntorit.

Kjo traditë ka filluar në vitin 1845. Arsyeja është se amerikanët e shekullit të 19-të, shumë prej të cilëve fermerë, ishin tepër të zënë me punët e bujqësisë.

Në muajin nëntor, puna në fusha lehtësohej pak, sepse prodhimi ishte korrur para se të fillonin ngricat.

Meqenëse të dielat rezervoheshin për vizitat nëpër kisha, si ditë më e përshtatshme mbetej e marta sepse shumë njerëzve u duhej një ditë për të shkuar në qendrat e votimit me kalë apo me karrocë.

Ndërsa ditën e mërkurë fermerëve u duhej të shkonin në treg për të shitur prodhimin.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume