Afrim Gashi, realizoi takim me përfaqësues të udhëheqësisë së Odës Ekonomike Maqedoni – Turqi (MATTO)

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, realizoi takim me përfaqësues të udhëheqësisë së Odës Ekonomike Maqedoni – Turqi (MATTO), ku u bisedua për bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar ndërmjet dy vendeve mike, si dhe për mundësitë për lehtësimin e procedurave për tërheqjen e më shumë investitorë turq.
Në takimin me kryetarin Gashi morën pjesë kryetari i MATTO-s, Ajdovan Ademoski, bashkëkryetari Bilall Suxhubashi, nënkryetarët e Odës Imer Selmani dhe Eser Xhevahir dhe Shahpaz Molaliev, drejtor ekzekutiv.
Bashkëbiseduesit shkëmbyen mendime në lidhje me mundësitë për funksionalizimin e mëtejmë të Marrëveshjes për tregti të lirë ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Turqisë dhe Marrëveshjes dypalëshe për bashkëpunim.
Në këtë drejtim është paralajmëruar koordinim i mëtutjeshëm, me qëllim të krijimit të kushteve më të volitshme dhe tejkalimit të pengesave administrative për dinamizimin e bashkëpunimit ekonomik, si dhe shkëmbimin e studentëve.
U theksua se Turqia është vendi i pestë me radhë me investime në vend, por se kapacitetet për bashkëpunim në këtë fushë janë edhe më të mëdha, duke qenë se bëhet fjalë për shtete me miqësi tradicionale.