Ka qenë një e diel e ngarkuar për dy rivalët në zgjedhjet presidenciale amerikane, kur kanë mbetur më pak se 24 orë nga votimi i së martës.

Si demokratja Kamala Harris edhe republikani Donald Trump kanë mbajtur evente elektorale në shtetet kyçe, që shihen gjerësisht si ato që do të vendosin rezultatin e zgjedhjeve.

Në Miçigan, Harris u zotua se do të kthejë faqen e një dekade politike të kaluar mes frikës dhe përçarjes. Ajo e cilësoi procesin e së martës si një nga zgjedhjet më të rëndësishme të jetës dhe shprehu bindjen se do ta fitojë garën.

“Ju e njihni shprehjen tonë: nuk ka kthim pas! Ne nuk do të kthehemi pas. Ne nuk do të kthehemi pasi lufta jonë është një luftë për të ardhmen”, deklaroi Harris.

Trump ndërkohë u shpreh besimplotë për fitore gjatë mitingut në Karolinën e Veriut.

“Sepse ne udhëheqim. Ajo që duhet të bëjmë është të dalim të martën dhe të votojmë, të votojmë dhe të votojmë. Ne do të fitojmë”, tha Trump.

Ekspertët e sondazheve sugjerojnë megjithatë se Trump dhe Harris mbeten kokë më kokë në Karolinën e Veriut dhe 6 shtetet e lëkundura.

Në një tubim të mbajtur më herët në Pensilvani, Trump iu referua sërish retorikës së manipulimit të votave, duke thënë se kjo gjë po ndodhte në këtë shtet.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com