Në konferencën e sotme për media të Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) që u mbajt në Klubin e gazetarëve u diskutua për mbrojtjen e gazetarëve dhe kriminalitetin e kërcënimeve dhe sulmeve ndaj tyre.

Kryetari i SHGM-së, Mlladen Çadikovski, theksoi se këtë vit janë regjistruar katër shkelje më serioze të të drejtave të gazetarëve, së bashku me kërcënime të shumta onlajn dhe tetë padi.

Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, theksoi se çdo kërcënim fizik ndaj gazetarëve duhet të jetë seriozisht i përpunuar nga ana e MPB-së dhe organeve tjera hetuese.

Prokurori Publik shtetëror Lupço Kocevski, konfirmoi se prokuroria i ndërmerr të gjitha masat për zbardhjen e rasteve dhe tha se dënon çdo lloj forme të presionit ndaj gazetarëve.

Kryetari i SPGPM-së, Pavle Belovski, theksoi se ka shumë hapësirë për punën në pjesën e sigurisë së gazetarëve, dhe se kushte më të volitshme për punë ka në mediat onlajn.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume