Sot (5 nëntor) në rrugën ,,Dervish Cara” në objektin e komunës së Tetovës, zyrtarët policorë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria personat K.I. (34) dhe A.A. (38), të dy nga Tetova, për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale,,Rrezikimi i sigurisë” e dënueshme nga neni 144 i Kodit Penal. Sipas njoftimit, ata rreth orës 14:20 e kanë kanosur personin L.M., punonjës në komunën e Tetovës. Të njëjtit janë ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tyre do të bëhet kallëzim përkatës.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume