Anija italiane “Libra” raportohet se është nisur drejt Shqipërisë, për të sjellë emigrantët e radhës në kampet e pritjes së emigrantëve në Shqipëri.
– Advertisement –
Bëhet me dije se anija ‘Libra’, e përdorur nga Qeveria e Giorgia Melonit për të transferuar emigrantë në qendrat e diskutueshme të ndalimit në Shqipëri, ndodhet aktualisht në lundrim me 8 emigrantë drejt.
Anija u nis natën e kaluar me destinacion Shqipërinë dhe pritet të mbërrijë të enjten ose të premten, në varësi të kushteve të motit, sipas të njëjtave burime.
Qeveria e udhëhequr nga Meloni po përdor këtë anije për kapur në det të hapur emigrantë – burra të rritur dhe të shëndetshëm që vijnë nga vende të konsideruara të sigurta – dhe për t’i dërguar fillimisht në qendrën e Shëngjinit dhe më pas në atë të Gjaderit, sipas marrëveshjes së nënshkruar me Shqipërinë.