Derisa Donald Trump mbajti fjalimin e fitores në Florida një orë më parë, një skenë krejt tjetër ishte në kampin e Kamala Harris, ku ishte planifikuar të organizohet një aheng në Washington DC.

Imazhet janë shkrepur në Universitetin Howard, ku Kamala Harris dhe Tim Walz po shpresonin të shpallnin fitoren e zgjedhjeve të 5 nëntorit, transmeton Telegrafi.

Por karriget dhe foltorja kanë mbetur të zbrazura, pasi zëvendëspresidentja njoftoi se nuk do të mbajë fjalim.

Të gjithë mbështetësit e kandidates demokrate kishin lënë gjësendet e tyre në hapësirën e paraparë për tubim, e deri më tani ajo është duke humbur në rezultatet aktuale nga kundërkandidati i republikanëve.

Në anën tjetër, republikanët kanë marrë nën kontroll Senatin amerikan duke siguruar 51 ulëse.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume