Më datë 06.11.2024 në ora 11:28 në Stacionin Policor Prilep është raportuar se në rrugën rajonale Prilep-Krushevë, në afërsi të vendit të quajtur “Begova livada”, automjeti i pasagjerëve Opel me targa të Prilepit, i drejtuar nga S.T. nga Prilepi ka dalë nga rruga. Nga plagët e marra, drejtuesi i mjetit ka ndërruar jetë në vend, ndërsa mjeku i Emergjencave ka konstatuar vdekjen e tij. Kontroll është kryer edhe nga prokurori publik dhe një ekip inspektues nga SPB Prilep./TS/