Më datë 07.11.2024, në periudhën prej orës 11:00 deri në ora 15:00, zyrtarët policorë nga SPB Tetovë kanë kryer kontroll aksion për zbulimin dhe sanksionimin e drejtuesve të automjeteve që kryejnë transport publik të udhëtarëve. Kështu që, janë ndaluar automjeti i pasagjerëve ,,Volkswagen Touran” me targa të Tetovës, i drejtuar nga K.B. (69) nga Tetova, automjeti i pasagjerëve ,,Volkswagen Passat” me targa të Tetovës, i drejtuar nga I.N. (64) nga çellopeku i Tetovës, dhe automjeti i pasagjerëve ,,Volkswagen Passat” me targa regjistrimi të Tetovës, të drejtuar nga U.R. (70) nga Tetova, të cilët kryenin transport publik të udhëtarëve pa licencë të lëshuar nga organi kompetent. Pas dokumentimit të rasteve, ndaj tyre do të bëhen parashtresa përkatëse.TS