Një aksident i rëndë ka ndodhur të shtunën paradite në Rrugën e Kombit, ku gjashtë persona kanë pësuar lëndime të rënda. Prej tyre, siç raporton “Shqiptarja.com”, katër janë nga Kosova.

Aksidenti ndodhi në aksin Milot – Rrëshen në afërsi të asaj që njihet si ura me harqe.

Për pasojë, katër gra që po udhëtonin në mjetin me targa të Kosovës kanë mbetur të lënduara.

Policia ka dalë në vendngjarje për të hetuar shkaqet e aksidentit.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume