Më datë 11.11.2024 në ora 12.40 në fshatin Palçisht i Poshtëm, komuna e Bogovinës, punonjësit policorë të NjP Kamnjan kanë privuar nga liria personin I.S. (43) nga fshati Selcë r Keçe komuna e Bogovinës dhe në orën 17.30 në bulevardin ,,Vëllezërit Gjinoski” në Gostivar, pjestarë të policisë nga DPB Gostivar, kanë privuar nga liria personin S.Sh (42), po ashtu nga fshati Selcë Keçe. Ata dyshohet se kanë kryer disa vjedhje të rënda në zonën e Gostivarit dhe komunës së Vrapçishtit, ku kanë marrë bagëti dhe lloje të ndryshme të makinerive tjera për punë. Ata janë ndaluar në Stacionin Policor të Gostivarit, ku u janë gjetur sende nga veprat penale, të cilat do t’u kthehen pronarëve të tyre. Pas dokumentimit të plotë të rasteve, ndaj tyre do të vijojnë parashtresa përkatëse.TS

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume