Më 17.11.2024, në ora 20:00, në një kazino në rrugën “Marshall Tito” në Tetovë, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë kanë arrestuar M.M. (46) nga Tetova, pas një raportimi paraprak se, së bashku me dy persona të tjerë, kishte sulmuar fizikisht N.T. (26) nga Tetova brenda kazinosë. M.M. është ndaluar në stacionin policor dhe, pas dokumentimit të rastit, ndaj tij do të ngrihet një kallëzim përkatës.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume