Me datë 17.11.2024 në ora 20:05 në fshatin Trebosh të Tetovës, punonjësit policorë të NjP Grupçin kanë privuar nga liria personat N.M.(72) dhe B.M.(52) të dy nga Treboshi, duke vepruar sipas raportimit të mëhershëm, se rreth orës 15:00 në një fushë në dalje nga fshati Trebosh në drejtim të fshatit Pallaticë të Tetovës me një pushkë gjuetie e kanë kanosur personin I.J. (31) nga fshati Palaticë. Nga N.M. është marrë pushka dhe më pas të dy janë ndaluar në stacionin policorë. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tyre do të vijojë kallëzimi përkatës.