Sonte në Butel në Mbledhjen me popullin të organizuar nga dega e BDI-së, para qindra simpatizantëve e anëtarëve të partisë lideri Ali Ahmeti porositi të gjithë faktorët politik brenda dhe jashtë shtetit se gjuha shqipe në Maqedoninë e Veriut është zyrtare dhe me tërë qenien tonë do ta mbrojmë këtë.

Lideri Ali Ahmeti theksoi se Marrëveshja e Ohrit është arritur me gjakun e dëshmorëve e është jetësuar me djemtë më të mirë të UÇK-së që vazhduan idealin e tyre në BDI, andaj sa të jetë gjallë BDI-ja, në opozitë apo në pozitë themelet e Marrëveshkes së Ohrit nuk tolerojmë të preken.

Gjithashtu, ai siguroi se me gjjthë kapacitetin e tij do të bëj çmos të ndal këtë turpërim që janë duke e toleruar të ndodhë shkelësit e legjitimitetit shqiptar në Qeveri.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume